“Telefoni i është ndalur, ka qenë me veturë…, vajza në Ferizaj kërkon ndihmë për babain e zhdukur

Një vajzë nga Ferizaj ka njoftuar se babai i tij është zhdukur që nga dita e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një grupi në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë thirrje që nëse dikush e sheh babain e tij, Naim Idrizin, të lajmërohet.

“Ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 13:45 dhe nuk është kthyer ende. Nëse dikush e sheh ose veturën ose personin ne foto le të lajmërohet . Vetura mban targat 05-260-EC e tipit opel Meriva”, shkruan vajza e të zhdukurit.

Ajo po ashtu ka thënë se babai i saj ka pasur një telefon me vete, i cili ka qenë i ndezur deri në orën 21:00, të ditës së djeshme.

Edhe familjarët e tjerë kanë shpërndarë njoftimin.

“Nga data 15 shtator ne ora 13:45 Naim Idrizi (familjar i yni ) 55 vjeqar , eshte parë se fundi herë në shtëpi . Qe nga kjo kohë rezulton i zhdukur dhe nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të. Kushdo qe e ka parë apo ka ndonjë lajm, ju lus të na kontaktoni . Theksoj se personi ka pasur probleme shëndetësore të zemrës . Gjithashtu ka qenë me këtë veturë opel meriva ngjyre te zeze . Me targat 05-260 EC. Herën e fundit ka pasur te veshur, pantallona ngjyrë krem, dhe këmishë të shkurtër ngjyre hiri”.

Be the first to comment on "“Telefoni i është ndalur, ka qenë me veturë…, vajza në Ferizaj kërkon ndihmë për babain e zhdukur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*