Tensionet Kosovë-Serbi rreth tabelave, vjen reagimi nga Amerika

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen dhe t’i ulin tensionet menjëhere.

Ambasada amerikane thotë se i bashkohet thirrjes që Bashkimi Evropian ia bëri Kosovës dhe Serbisë, pas tollovisë së krijuar në pikat kufitare si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targa.

“Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Kujtojme se sot ka filluar zbatimi i vendimit për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë që nga mëngjesi në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se do ta informoj popullin serb përkitazi me zhvillimet e sotme.

Be the first to comment on "Tensionet Kosovë-Serbi rreth tabelave, vjen reagimi nga Amerika"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*