Tensionet në veri, takim Blinken-Borrell: BE kërkon ndihmë në Washington, përsëri

Bashkimi Europian nuk ka qenë në gjendje as kësaj radhë të zgjedh tensionet e krijuar në Veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit më targa nga Qeveria e Kosovës, ku tash e katër ditë serbët kanë bllokuar rrugët dhe kanë penguar punën dhe zbatimin e vendimit të zyrtarëve në atë pjesë. Ndërsa edhe pas reagimeve nga BE nuk ka lëvizur asgjë. E kjo çështje po thuhet se ka qenë temë diskutimi në takimin që e kishin sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe përfaqësuesi i lartë të BE’së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Sot në New York në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, është takuar sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe përfaqësues të lartë të BE’së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell e ku temë e diskutimeve ka qenë edhe tensionimi i gjendjes në veri të vendit.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve serbe BETA nga ky takim thuhet se ende duhet të pritet se si amerikanët do të mund të kontribuonin në kthimin e zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit në negociata që ndërmjetësohet nga BE.

Tutje thuhet se Washigtoni mbështetë më fuqishëm BE’në në rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd për qetësimin e gjendjes së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së reciprocitetit me targa.

Por siç ka ndodhur deri më tani ende po llogaritet në ndikimin e Washingtonit ndaj Kosovës, në mënyrë që mos të hedhet poshtë ajo për çfarë janë pajtuar në dialog Kosova dhe Serbia.

Tutje thuhet se si europianet ashtu edhe amerikanet pajtohen se të dy palët duhet të tregojnë gatishmëri për marrëveshje ngase kjo konsiderohet e vetmja mënyrë që tejkalohen mospajtimet.

Ndërsa për takimin e dy shefave të diplomacisë amerikane dhe europiane, përmes një komunikate ka bërë të ditur edhe nga zyra e Borrell.

Ndërsa, sot i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka takuara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka folur për rëndësinë e ri-angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështjeve të tjera. Ndërsa ka theksuar se nevojitën hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti, mbi rëndësinë e ri-angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështjeve të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, shkroi Nicholas J. Giacobbe, Jr në Twitter.

Duhet theksuar se sot është dita e katërt që nga nisja e bllokimit të rrugëve nga serbët si kundër reagim ndaj zbatimit të reciprocitetit me targa nga Qeveria e Kosovës./gazetametro.net

Be the first to comment on "Tensionet në veri, takim Blinken-Borrell: BE kërkon ndihmë në Washington, përsëri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*