Tha se i publikuan fotografi kinse me një femër, Ekrem Hyseni i LDK-së i kundërpërgjigjet Shpejtim Bulliqit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka reaguar pas aku zave të rënda ndaj kandidati të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi i cili u shpreh se LDK publikuan fotografi kinse ai është me një femër.

Hyseni përmes një shkrimi në Facebook, duke u shpreh se është i detyruar të reagojë ka thënë se ai dhe ekipi i tij gjatë tërë kohës kanë bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe se kanë dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.

Ai thotë se nuk janë marrë me kundërkandidatët.

“Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave”, ka shkruar Hyseni përcjell Insajderi.

Tutje, ai shprehet se vik timizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk është natyrën time të merrem me të tjerët, megjithatë jam i detyruar të reagojë pasi dje, unë dhe ekipi im, jemi apostrofuar si provomues të një fushate të ulët.

Unë dua të sigurojë të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe të Kosovës se unë dhe ekipi im gjatë tërë kohës kemi bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe kemi dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
Në rreth 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët. Për këtë mund të dëshmojnë afro 20,000 qytetarë që i kam takuar. Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime.

Integriteti i secilit prej nesh nuk ndërtohet gjatë fushatës zgjedhore por ndërtohet nga veprat tona gjatë tërë jetës.

Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte.

Unë ftojë të gjithë ata që kanë dëshmi për shkelje ligjore dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor që t’i paraqesin dëshmitë pranë organeve të drejtësisë.

Unë siguroj qytetarët e komunës së Podujevës që edhe në raundin e dytë do të bëjë fushatë pozitive dhe të bazuar në program sepse në këtë mënyrë e fituam besimin e qytetarëve tanë me 17 tetor dhe jam i bindur se do ta fitojmë edhe me 14 nëntor.

I juaji
Dr. Ekrem Hyseni

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim votash në zgjedhjet lokale 2021.

Madje, sipas Bulliqit, LDK ka shpërndarë edhe disa fotografi, kinse ai është me një femër, transmeton Telegrafi.

“Kjo është niveli që kanë arrit me ra, shikoni me çka janë marrë, kanë tentuar të ulin me çdo kusht integritetin tim, fotografi kinse janë të mijat, këtë e bëjnë LDK, kinse ky është kryetari i komunës me femra, pa qenë unë fare pjesë e fotografisë. Fotografi të improvizuara”, deklaroi ai.

Be the first to comment on "Tha se i publikuan fotografi kinse me një femër, Ekrem Hyseni i LDK-së i kundërpërgjigjet Shpejtim Bulliqit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*