Theret me thìkë djali i gazetarit Mustafa Nano,ende nuk dihen rrethanat

Një person është plagosur me thikë sot në rrugën “Barrikada” në Tiranë.

Personi i plagosur, i identifikuar si Gerian Nano, 34 vjeç, rezulton të jetë djali i gazetarit Mustafa Nano.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit.I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thi kë) shtetasi G. N. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit,” njoftoi polÌcia.

Be the first to comment on "Theret me thìkë djali i gazetarit Mustafa Nano,ende nuk dihen rrethanat"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*