Thjesht, e “tundni” organin apo e fshini atë pas urìnimit? Urologu paralajmëron të pa bërët synet – ju rrezìkoni infeksìone të dhim bshme

Shumica e meshkujve bëjnë dy gjëra kur shkojnë në tualet, ose thjesht tundin “mjetin”, ose e fshijnë me letër higjienike

Statistikat tregojnë se vetëm një e treta e burrave në botë fshijnë organet gjenìtale pas urìnimit. Shumica e anëtarëve të seksit më të fortë “shkundin” urìnën nga organet vetëm kur të kenë kryer punën e tyre dhe kur ta kthejnë përsëri në brekë.

Pra, cila nga këto dy metoda është “më e shëndetshme”? Cila është mënyra më e mirë për të larguar urìnën nga organet gjenìtale?

Urina që mbetet në kokën e penisìt mund të shkaktojë komplikime të shumta – shfaqjen e baktereve, madje edhe uretritisin, pra të pa bërit synet janë veçanërisht të rrezikuar.

Uretriti është një inflamacion i kanalit të urinës i cili gjendet në penis, i cili shkaktohet nga bakteret. Këta “sulmues” hyjnë në uretër nga mjedisi i jashtëm dhe mund të përhapen në fshikëz dhe prostatë, gjë që rezulton në shfaqjen e prostatitit dhe cistitit.

Gjithashtu, kjo gjendje ndodh si pasojë e zmadhimit të prostatës te meshkujt më të vjetër se 40 vjet.

Dr. Alex Shteynshlyuger, drejtor i urologjisë në një klinikë të specializuar në Nju-Jork, thotë se ekziston një mënyrë e tretë për të hequr urinën e tepërt, dhe të cilin e bëjnë një numër më i vogël i meshkujve – ushtrohet presion në majë të penìsit ose perineumit në mënyrë që të nxjerrë urinën e mbetur nga uretra.

Mirëpo, megjithëse kjo metodë është miratuar nga komuniteti mjekësor, nuk ndihmon për të hequr pikat e fundit të mbetura në kokë të organit.

Përveç kësaj, shton Shteynshlyuger, burrat që kanë nevojë për këtë metodë “ndoshta vuajnë nga problemet urinare që mund të shërohen”.

Sipas urologut, metoda e fshirjes me letër higjienike dhe “tundja” janë po aq efektive, dhe të dyja kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Fshirja e organit gjenital mund të çojë që në të të mbeten pjesë mikroskopike të letrës higjienike, por të cilat mund të shkaktojnë skuqje.

Burrat e parrethprerë që kanë një tendencë më të lartë ndaj infeksioneve janë në rrezik të veçantë nga ky fenomen. Nga ana tjetër, “shkundja” e organit shpesh bën rrëmujë në tualet, pavarësisht se sa shumë përpiqet një burrë të jetë “i saktë”.

Be the first to comment on "Thjesht, e “tundni” organin apo e fshini atë pas urìnimit? Urologu paralajmëron të pa bërët synet – ju rrezìkoni infeksìone të dhim bshme"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*