“T’met në fyt, nëse e blen”: Kështu bën thirrje një qytetar për bojkotimin e produkteve serbe

Në një fotografi me biskotat “Plazma” në raftet e një marketi në Prishtinë, që ka ardhur në adresë të Telegrafit, një qytetar është kujdesur që me një mesazh në ambalazh të “mbrojë prodhimet vendore”.

Bëhet fjalë për fotografinë, në të cilën shihen paketimet me biskotat e prodhuara në Serbi, në të cilën përveç simbolit që tregon se janë “prodhim nga Serbia”, ka edhe një mesazh.

“T’met në fyt nëse e blen”, shkruhet në njërën nga kutitë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, tendenca për të sabotuar produktet serbe ka kohë që ekziston në Kosovë, sidomos me vendosjen e reciprocitetit për produktet me Serbinë.

Be the first to comment on "“T’met në fyt, nëse e blen”: Kështu bën thirrje një qytetar për bojkotimin e produkteve serbe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*