Tolgahan fiton zemrat e të gjithëve me veprimin e fundit për nënën e Almedës

2 ditë më parë, Almeda Abazi martoi motrën e saj, Ildën. Ajo dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore të mbajtur në Stamboll.

Ishte vetë Almeda ajo e cila na tregoi detajet e kësaj ceremonie nëpërmjet disa videove të ndara në rrjete sociale ku qendra e vëmendjes ishte Ilda, e cila kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe shumë elegant për ditën e saj më të bukur.

Në dasmë ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman. Ky i fundit ka treguar se është mjaft i lidhur me gjithë familjarët e Almedës dhe këtë gjë na e vërtetoi dhe njëherë me veprimin e fundit për nënën e modeles.

Ai ka postuar në Instagram një foto me vjehrrën dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.

“Zemra ime, vjehrra ime”, ka shkruar Tolgahan në gjuhën shqipe në foton me vjehrrën e tij.

Be the first to comment on "Tolgahan fiton zemrat e të gjithëve me veprimin e fundit për nënën e Almedës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*