UEFA nderon dhe respekton myslimanët: Largon shishet e birrës nga tavolina për konferencën e Benzemas

Karim Benzema shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portugalisë dhe me meritë mori epitetin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Si zakonisht sipas protokollit, futbollisti që merr çmimin si “Lojtar i Ndeshjes” u drejtohet mediave në një konferencë shtypi pas ndeshjes.

Konferencat u vunë në qendër të vëmendjes këtë vit pas lëvizjeve të bëra nga Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli të cilët lëvizën shishet e sponsorëve të UEFA-s, si Coca-Cola dhe Heineken, ku pastaj një numër futbollistësh dhe trajnerësh u tallën me ta.

Për të mos ndodhur situata të sikletshme për futbollistët dhe sponsorët, organizatorët tani janë duke u kujdesur për këto konferenca në mënyrë që pjesa tjetër e turneut të kalojë pa skandale.

https://twitter.com/EURO2020/status/1407811423837773830

Kështu që natën e kaluar kishte vetëm dy shishe Coca-Cola në tryezë përpara Benzemas, ndërsa Heineken nuk ishte aty.

Gjegjësisht, UEFA urdhëroi personat e ngarkuar me konferencat për shtyp të mos vendosnin shishe të birrës Heineken para futbollistëve dhe trajnerëve që kanë fe myslimane.

Kujtojmë se Pogba kishte hequr më parë një shishe Heineken para tij edhe pse u theksua se nuk përmbante alkool, ndërsa Ronaldo dhe Locatelli larguan shishet e Coca-Colas.

Be the first to comment on "UEFA nderon dhe respekton myslimanët: Largon shishet e birrës nga tavolina për konferencën e Benzemas"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*