Uran Ismaili: Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej 8:00 deri në 16:00

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se ekipi i tij nuk do të ketë orar punë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ai ka thënë se të gjithë do të punojnë derisa puna të kryhet.

Me anë të një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se përkushtimi i tij është që planet e mira e të nevojshme për Prishtinë ti implementojë me shkathtësi e shpejtësi.

“Plane të mira ka pasë në Prishtinë. Problemi është tek zbatimi i planeve. Duhet përvojë e zell implemtues që ato plane të mos mbesin veç në letër.

Përkushtimi im është që planet e mira e shumë të nevojshme të Prishtinës, t’i implementoj me shkathtësi e shpejtësi, që Prishtina të mos jetë siç është sot. Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej 8:00 deri në 16:00. Ne të gjithë do të punojmë derisa puna të kryhet. Ky është ritmi i punës që do ta kem unë dhe gjithë ekipi im”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë.

Be the first to comment on "Uran Ismaili: Me mua si Kryetar, puna nuk do të jetë prej 8:00 deri në 16:00"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*