Varrosen edhe nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në Kroaci

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës që humbën jetën në aks identin tra gjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, nuk arritën t’i mbijetojnë tra gjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve para pak çastesh atyre iu dha lamtumira e fundit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u pla gosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Be the first to comment on "Varrosen edhe nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në Kroaci"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*