Vazhdojnë akuzat, Murati ia kthen Haradinajt: Toka e privatizuar për 4 mijë € do të shpronësohej për 5 milionë €

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar rëndë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, në lidhje me shpronësimin e pronave, me ç’rast sipas tij, i janë shkaktuar dëmë milionëshe buxhetit të shtetit.

Postimi i plotë i Muratit në Facebook:

Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit).

Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro.

Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë.

Fakte si kjo, ka edhe shumë të tjera. Krejt çka nevojitet është veprimi i prokurorisë dhe organeve të rendit

Be the first to comment on "Vazhdojnë akuzat, Murati ia kthen Haradinajt: Toka e privatizuar për 4 mijë € do të shpronësohej për 5 milionë €"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*