“Vendimi i Kurtit për mospjesëmarrje në takim me Serbinë, lë pasoja të mëdha për Kosovën”

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.

Demhasaj në një pronocim për Gazeta Blic, vlerëson se nëse Kurti ka qenë i njoftuar paraprakisht për takimin dhe vendosi të refuzoj këtë të fundit, sipas tij, është vendim shumë i gabuar.Ai shton se, Qeveria e Kosovës nuk mundet pafundësisht t’i shmanget këtyre takimeve.

“Varet pak edhe prej kontekstit se si është zhvilluar organizimi i këtij takimi. Në bazë të asaj që unë e pashë zotëri Kurti po thirret që nuk ka qenë i njoftuar për këtë takim dhe kjo është arsyeja pse po e refuzon. Nëse kjo është arsyeja, atëherë edhe mund ta mirëkuptoj këtë refuzim të takimit, por përndryshe nëse Kurti ka qenë i njoftuar për takimin mendoj që është e gabuar refuzimi i pjesëmarrjes në këtë takim, sepse Qeveria e Kosovës nuk mundet pafundësisht t’i shmanget takimeve”, thotë ai.Më tutje, Demhasaj thekson se kjo shtyrje i bënë dëm Kosovës, për faktin që, siç potencoi ai, Serbia mund të ankohet për këtë vendim.

Derisa, shton se refuzimi i kryeministrit Kurti për mospjesëmarrje në takim është i gabuar dhe nuk është mirë i menduar politikisht.
“Kjo shtyrje i bënë dëm Kosovës, sepse Serbia me një aspekt mundet me u anku që Qeveria e Kosovës nuk po do me marrë pjesë në takime. Ne e njohim se si i bëjnë deklaratat ata, që ne jemi të gatshëm me hy në dialog me bërë kompromis me arrit marrëveshje me Kosovën, por që Kosova nuk dëshiron dialog, mendoj që kjo në aspektin ndërkombëtar mundet me dëmtu Kosovën, prandaj mendoj që refuzimi i kryeministrit Kurti për mospjesëmarrje është i gabuar dhe nuk është mirë i menduar politikisht për pasojat”, thotë ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel do të shkojë përsëri për ndonjë drekë ose darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Be the first to comment on "“Vendimi i Kurtit për mospjesëmarrje në takim me Serbinë, lë pasoja të mëdha për Kosovën”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*