Vetëm ajo e di si e ka bërë/ Gruaja shqiptare e vishte djalin si vajzë dhe i rriti flokët: Donte ta fshihte nga babai

Merr fund saga e zhdu kjes prej dy vitesh, së nënë e bir gjenden Mirela dhe Bledi Zefi.

P ol icia ka ndaluar 35-vjecaren bashkë ne të mi turin në banesën në zonën e Laprakës në Tiranë, ku fshiheshin prej kohësh.

9-vjecari humbi gjurmë t bashkë me nënën e tij Mirelën, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri.

Më shumë se një vit, emisioni “Pa gjurmë” në Report Tv kërkoi dhe verifikoi në terren mjaft informacione, që mbërritën në shumë prej puntatave, por dëshmia e fundit e një personi, që kërkoi të mbetej anonim dha adresën e saktë ku fshihej prej kohësh 35-vjecarja me djalin e mitur.

Imazhi i tanishëm i 9-vjeçarit thuajse nuk njihet, një djalosh me flokë të gjata dhe i trembur në momentin kur policia ka trokitur në derën e shtëpisë private, që ishte marr me qira nga nëna e tij.

Ky është momenti kur pol icia ka hyrë në banesë dhe ky është 9-vjecari me nënën e tij, e cila mesa duket nuk e ka pritur këtë moment. Bashkë me të birin jetuan të fshehur. Ajo e la ti rriteshin flokët duke e veshur si vajzë ndërsa shume herë ndryshoi vendndodhjen sapo mësoi se kërkohej në program.

Be the first to comment on "Vetëm ajo e di si e ka bërë/ Gruaja shqiptare e vishte djalin si vajzë dhe i rriti flokët: Donte ta fshihte nga babai"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*