VIDEO/ ‘Duan t’ju zbrazin llogaritë’! Alarm në Greqi: Kini kujdes nga thirrjet nga Shqipëria

Shteti fqinj ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga telefonatat që marrin nga Shqipëria dhe Ukraina.

Ky është një nga shqetësimet kryesore që ata kanë në këtë periudhë pasi qytetarët grekë po ftohen të investojnë në programe financiare të supozuara fitimprurëse.

Ekspertët grekë thonë se këto telefonata synojnë të nxjerrin informacione personale dhe qasje në llogaritë bankare, në mënyrë që të bien në kurth dhe të merren paratë.

Media greke shkruan se qytetarët që janë nga ana tjetër e telefonit, përpiqen që të joshin ‘viktimat’ e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, mirëpo këto janë kompani fantazmë që synojnë të nxjerrin para./m.j

Be the first to comment on "VIDEO/ ‘Duan t’ju zbrazin llogaritë’! Alarm në Greqi: Kini kujdes nga thirrjet nga Shqipëria"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*