Xavi arrin marrëveshje me Barcelonën, zyrtarizimi çështje orësh

Barcelona dhe Xavi Hernandez thuhet se kanë arritur marrëveshje me këtë të fundit që pritet të bëhet trajneri i ri i klubit nga Camp Nou.

Pas shkarkimit të Ronald Koeman, klubi donte të punonte shpejt për të vulosur trajnerin e ri dhe të gjitha rrugët e qonin drejt Katarit.

Opsioni i parë për Barçën ishte legjenda Xavi, i cili shihej si figura ideale për të nisur një projekt të ri.

Sipas gazetës katalunase Sport, Xavi dhe Barcelona kanë arritur tashmë një marrëveshje që ish-lojtari i Barçës të ulet në stolin e ekipit të parë.

Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, tani e vetmja gjë për të bërë është të bien dakord për përfundimin e kontratës që lidh trajnerin me klubin e tij aktual, Al-Sadd.

Trajneri spanjoll ka një klauzolë lirimi prej 1 milion eurosh, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të ndodh në orët e ardhshme.

Barcelona dhe Xavi thuhet se kanë arritur marrëveshje edhe për anëtarët e stafit teknik që do të zbarkojnë me trajnerin e ri të Barçës.

Vëllai i tij Oscar dhe Sergio Alegre, si asistentë, dhe Ivan Torres, si trajner fizik pritet të jenë anëtarët që do të mbërrinin në Barcelonë së bashku me Xavin.

Be the first to comment on "Xavi arrin marrëveshje me Barcelonën, zyrtarizimi çështje orësh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*