Xavi, gati për Barçën. Legjenda e klubit spanjoll e ka marrë tashmë lejen nga klubi i tij aktual

Legjenda e klubit spanjoll e ka marrë tashmë lejen nga klubi i tij aktual, Al-Sadd për ta marrë në dorë ekipin katalunas

Xavi Hernandez shumë shpejt mund të bëhet trajner i ri i Barcelonës.

Legjenda e klubit do të rikthehet në “Camp Nou”, por këtë radhë në rolin e trajnerit.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”.

Klubi aktual i Xavit, Al-Sadd nuk do ta pengojë atë që ta realizojë ëndrrën për t’u rikthyer në klubin “Blaugrana”.

Prandaj, debutimi i tij në stolin e Barçës mund të ndodhë më 6 nëntor, kur katalunasit do të luajnë me Celta Vigon.

Përkohësisht, ekipin do ta drejtojë trajneri i deritashëm i Barça B, Sergi.

Së fundmi, katalunasit e shkarkuan trajnerin Ronald Koeman pas rezultateve të dobëta.

Be the first to comment on "Xavi, gati për Barçën. Legjenda e klubit spanjoll e ka marrë tashmë lejen nga klubi i tij aktual"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*