Zëvendësi i Kosnett takohet me Kurtin: kërkohen hapa të menjëhershëm për shtensionim të situatës

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti, për situatën në veri të vendit.

Giacobbe ka bërë të ditur se në takim me Kurtin është biseduar për situatën në veri, ndërsa ka theksuar rendësin e riangazhimit në dialog për zgjidhjen e çështjeve me targave dhe çështjeve të tjera

“Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti, mbi rëndësinë e riangazhimit në Dialogun e lehtësuar nga BE për zgjidhjen e targave dhe çështje të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe.

Be the first to comment on "Zëvendësi i Kosnett takohet me Kurtin: kërkohen hapa të menjëhershëm për shtensionim të situatës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*