Zyrtare: Pedri e ripërtërin marrëveshjen me Barcelonën, me klauzolë 1 miliard euroshe

Barcelona dhe Pedri kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e 18-vjeçarit deri në vitin 2026, njofton klubi katalonas.

Pedri e ka vazhduar marrëveshjen me Barcelonën për edhe pesë vjet të tjera, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në verën e vitit 2026, raporton Gazeta Express

18-vjeçari do ta ketë një klauzolë lirimi marramendëse, 1 miliard euro.

“FC Barcelona dhe futbollisti Pedro Gonzalez Pedro kanë arritur marrëveshje për ripërtëritjen e kontratës deri më 30 qershor 2026. Klauzola e lirimit të tij nga kontratat ka vlerën 1 miliard euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Përfaqësuesi i Spanjës është ndër lojtarët më të mirë të rinj në botë dhe ai shihet si e ardhmja e klubit katalonas dhe kombëtares spanjolle.

Barcelona është siguruar që 18-vjeçari të mos i ikën nga dora, duke e blinduar për pesë vitet e ardhshme.

Ai është në listën e ngushtë prej 30 futbollistëve për Topin e Artë 2021.

Pedri ishte lojtari që bëri më së shumti paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat, plot 52 ndeshje.

Be the first to comment on "Zyrtare: Pedri e ripërtërin marrëveshjen me Barcelonën, me klauzolë 1 miliard euroshe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*