Zyrtarizimi “Çështje Kohe”, Përforcimi I Parë I Xavit Te Barcelona Është Diçka Që Se Priti Askush

Skuadra spanjolle, Barcelona po vazhdon të mendoj për të ardhmen, duke i ofruar rinovime të kontratave disa futbollistëve që vlerësohen me potencial të madh.

Pas rinovimeve të Pedrit i cili vazhdoi me klubin deri më 2026 dhe Ansu Fatit i cili zgjati kontratën deri më 2027, lojtari i radhës që do të rinovojë është i riu tjetër, Gavi, për të cilin është gati marrëveshja.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimet e reja për kontratën e re të Gavit, duke theksuar se propozimi i kontratës së re është gati dhe do të diskutohet në ditët në vijim.

“Propozimi i ri për kontratën e Barcelonës për Gavi është gati dhe pritet të diskutohet në ditët në vijim. Bordi i Barçës është i bindur se është “çështje kohe” për të përfunduar marrëveshjen.

“Konfirmohet propozimi për marrëveshje pesëvjeçare – dhe paga rritet nga sezoni në sezon”, ka konfirmuar Romano.

Be the first to comment on "Zyrtarizimi “Çështje Kohe”, Përforcimi I Parë I Xavit Te Barcelona Është Diçka Që Se Priti Askush"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*